Vëllai i vendosi tritolin në makinë. Policia zbulon planin e kurdisur mirë nga dy vëllezërit, por që në fund doli në shesh

0
89

Pak ditë më parë kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës iu vendos tritol në makinë, dhe më pas policia zbuloi se autor ishte pikërisht vëllai i tij. Po ashtu është zbuluar se ka qenë plan i dy vëllezërve për të raportuar të njëjtin version ngjarjeje.

Në përgjime është zbuluar se vëllezërit kanë bashkëpunuar së bashku që të thonë të njëjtën dëshmi dhe të mos devijojnë në tregimin e ngjarjes, për të përfituar azil në Gjermani, apo ndonjë vend tjetër europina, pasi vëllezërit implikohen nga përgjigjmet telefonike dhe ambientale.

“Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavaruar për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, shtetasi Elton Debreshi, ka deklaruar se: Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time.

Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim, i cili dukej afër shtëpisë time.

Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time.

Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe tek pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar policinë.

Gjatë kohës që po prisja policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën.”, thuhet në dëshminë e Debreshit.