HomeLajme“Vëre kapuçin o budall” Zbardhet dëshmia e vajzës së Nazmiut: Mendoj se...

“Vëre kapuçin o budall” Zbardhet dëshmia e vajzës së Nazmiut: Mendoj se ishin laçjan, njëri ishte pa maskë

Është zbardhur dëshmia e vajzës së biznesmenit Nazmi Çangu i ci ra pre e një grabitjeje të dhunshme gjatë fundjavës në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Xhelona Çangu në Polici ka dëshmuar në polici se ka arritur të dallojë një nga grabitësit, pasi ky i fundit nuk ka pasur maskën.

Madje ajo tregon edhe një detaj tjetër se grabitësit, me njëri-tjetrin flisnin në kufje dhe se nga dialekti mendon se ishin nga Laçi.

Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”.

Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë. Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë.

Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha “Vendose kapuçin more budalla”.

Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë. “Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës.

Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë “Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu”.

Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku.

Must Read

spot_img