HomeRozeVërshon rrjeti me kritika dhe komente pa fund. Aktorja tropojane i befasoi...

Vërshon rrjeti me kritika dhe komente pa fund. Aktorja tropojane i befasoi të gjithë me veshjen e saj mbrëmë në ‘BBV’

Mbrëmë (e premte) është mbajtur spektakli Big Brother VIP, ku është diskutuar qëndrimi disa ditor i banorëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Të gjithë të famshmit ishin bërë gati për spektaklin, duke u rregulluar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke vënë në pah sensin e tyre të modës.

Vëmendje të madhe mori edhe paraqitja e aktores Arjola Demiri, e cila dukej pak më e ekspozuar se paraqitjet e saj të zakonshme. Aktorja tropojane e cila u bë e fmashme nga hit-seriali komik “O Sa Mirë”, kishte veshur një fustan të gjelbër elegant, me prerje të shumta nga krahu i djathtë dhe shumë të hapur te pjesa e dekoltesë.

Kjo paraqitje sa atraktive aq edhe provokuese, e ka bërë aktoren Demiri të jetë shumë e komentuar gjatë mbrëmjes të së premtes në rrjetet sociale.

Artistja me prejardhje nga Bajram Curri, pati fatin që të befasohet me një surprizë të këndshme nga vëllai i madh, pasi asaj i erdhi për vizitë motra e vogël në shtëpi.

E emocionuar dhe mes lotësh, Arjola e falënderoi motrën për gjithë mbështetjen e madhe që i jep, ndërsa e pyeste vazhdimisht për gjendjen e fëmijëve.

Banorët VIP të shtëpisë më të famshme në Shqipëri konkurrojnë sivjet për çmimin e madh, i cili është plot 100 mijë euro.

Must Read

spot_img