HomeRozeVesa Luma revoltohet me organizatorët e Festës: Ju ka ngel ora të...

Vesa Luma revoltohet me organizatorët e Festës: Ju ka ngel ora të Bregoviçi…

Ditën e djeshme familjarët e të të zhdukurve kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës që të anulojnë pjesëmarrjen e Gorgan Bregoviçit në Festën e Birrës.

Lidhur me këtë ka reaguar e revoltuar këngëtarja Vesa Luma, duke shkruar se bashkia e Korçës dhe ata që kanë organizuar festën nuk meritojnë vëmendje.

Ajo shkruan me ironi: Ata aq dinë, ju ka ngel ora te Bregoviçi.

“Punonjësit e asaj Bashkie dhe “elita” shqiptaro-ballkanike që kanë organizuar këtë idiotësi, nuk e meritojnë as vëmendjen e juaj e as dhimbjen tuaj. Ata aq kanë parë në jetën e tyre e aq dijnë…ju ka mbet aty ora, te Bregoviqi.

Duhet të mësohemi me faktin që duhet të jemi të fortë për veten tonë e të krenohemi me arritjet e mëdha nëpër botë falë punës, kulturës dhe talentit”, ka shkruar Vesa Luma.

Gjithashtu, në mesin e shumtë të artistëve që kanë reaguar në lidhje me çështjen e ardhjes së këngëtarit serb Goran Brezovic në Festivalin e Birrës në Korçë është edhe Genc Prelvukaj.

Këngëtari, i cili njihet për patriotizmin e tij të cilin e shfaq shpesh si me anë të këngëve, ashtu edhe me postime në rrjete sociale në një intervistë të dhënë së fundmi ka reaguar për herë të dytë në lidhje me Bregovic, duke vënë kështu ‘pikat mbi i’ për arsyet se përse ai nuk duhet të vijë në Shqipëri.

Must Read

spot_img