Lajme

VIDEO/ 14 sekonda zgjati skena e vrasjes në Tiranë, autori në gjendje të rënduar psikologjike, heshti para policisë

Advertisements
Advertisements

schedule20:56 – 30 Gusht, 2022

Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra ka zbardhur detaje të reja lidhur me krimin e dyfishtë në Tiranë, ku Arsen Muskurti vrau me pistoletë vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga gazetarja Kodra, duket se e gjithë skena e krimit ka zgjatur vetëm 14 sekonda, duke u nisur nga momenti që Arsen Muskurti hyn në derë të agjencisë me pistoletë në dorë, dhe më pas del nga aty.

Burime për gazetaren Kodra bëjnë me dije se kanë qenë fillimisht banorët ata që e kanë raportuar ngjarjen, të cilët kanë kujtuar më herët se bëhej fjalë për një qepen dyqani, por më pas kanë parë të traumatizuar se çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë Arsen Muskurti është vënë në prangat e policisë vetëm disa minuta më vonë në lagjen “5 Maji”, ku të pranishëm gjatë momentit të arrestimit ka qenë edhe bashkëshortja, djali i tij dhe një avokat.

Burimet konfirmojnë për gazetaren Kodra se autori i këtij krimi të rëndë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka deklaruar asgjë para policisë.

Ndërsa nuk dihet ende nëse ka folur me avokatin apo jo.

/Abcnews.al/

Advertisements

Related Articles

Back to top button