Lajme

VIDEO/ Me pranga në duar dhe i rrethuar me policë, dalin PAMJET e arrestimit të BOSIT turk që po pushonte në Himarë

Advertisements

Policia e Shtetit ka dhënë për operacionin e koduar “Truri” që çoi në pranga biznesmenin turk Fatih Ozer, 28 vjeç, i akuzuar për mashtrim në Turqi.

Bëhet me dije se Ozer në momentin që u arrestua, ka qenë në shoqërinë e dy shtetasve shqiptarë, Briken Shkëmbi dhe Elvaldo Haxhiu, të cilët gjithashtu kanë rënë në prangat e policisë.

albsig

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Policia e Shtetit: 

Vijojnë operacionet për kapjen e personave shumë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brain”.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania dhe DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kapet në Himarë, i shumëkërkuari, 28-vjeçari nga Turqia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pas shumë kërkimesh në disa qarqe të vendit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia turke, si dhe falë përdorimit të metodave proaktive nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Brain”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit turk F. O., 28 vjeç.

Ky shtetas u kap në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021, ndaj 28-vjeçarit, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues ne Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Lexo edhe:U arratis nga Turqia me miliona, arrestohet në jug të Shqipërisë super mashtruesi turk Faruk Fatih Özer, ja ku fshihej

Advertisements

Related Articles

Back to top button