Roze

(VIDEO) Sekreti pas linjave fantastike dhe mendjes së ‘shëndoshë’ të Dua Lipës

Advertisements

(VIDEO) Sekreti pas linjave fantastike dhe mendjes së

Dua Lipa postoi një video në Instagram për të treguar lëvizjet e saj mbresëlënëse të jogës.

Këngëtarja 27 vjeçare mahniti ndjekësit e saj teksa performoi me një qëndrim me kokën në tokë, ndërsa merrte diellin me bikini ngjyrë vjollcë. Dua nxori në pah barkun e saj të tonifikuar duke vendosur edhe dy zinxhirë me rruaza shumëngjyrëshe rreth belit.

Në një intervistë me “73 Pyetje me Vogue ” në maj, Dua zbuloi se ajo gjithmonë udhëton me tapetin e saj të jogës, një mjet i thjeshtë por i gjithanshëm ushtrimesh që ka të ngjarë të shërbejë si një vend i shkëlqyeshëm për mbajten në formë të trupit teksa ajo performon anembanë globit.

“Cila është poza më e vështirë e jogës që bën mirë?” ishte pyetja e gazetarit. Pa hezituar, këngëtarja tregoi se poza e saj më sfiduese deri më sot është poza Crow – një pozë që përfshin balancimin e gjunjëve në bërryla ndërsa përkuleni përpara. Kur i kërkohet të demonstrojë para kamerës, Dua jo vetëm që arrin ta bëjë pozën në mënyrë perfekte, por këtë e bën duke veshur xhinse dhe taka.

Advertisements

Nëse po mendoni se cili është sekreti pas trupit të saj perfekt ja ku e keni përgjigjen.

Advertisements

Related Articles

Back to top button