Video të këput shpirtin Katër vajza shqiptare shtatzënë kanë humbur jetën nga Covidi në pak ditë…

0
102

Fikrete Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit nuk u mb ijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, Klea ngase u lind para kohe.

38 vjecarja që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ishte vaksinuar, kurse bashkëshorti i vik ti mës thotë se nuk kanë pasur mjaftueshëm informacione rreth kësaj mundësie për këtë kategori.

Prandaj, porosia e tij për gjithë gratë që presin të bëhen me fëmijë për pak muaj është që të imunizohen me kurën anti-COVID.

Pos kësaj, të premten koronavirusi i mori jetën edhe një 28 vjecareje nga Vushtrria, po ashtu shtatzënë.Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen. Derisa sipas shefit të klinikës së Mjekimit Intensiv Covid, Mentor Alimusaj, aktualisht në këtë klinikë po trajtohet edhe një grua tjetër shtatzënë në gjendje të rëndë.