Vishuni mirë, dita nis me vranësira, si ndryshojnë temperaturat

0
53

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vë territorin shqiptar do mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalime vranësirash, të cilat më të theksuara do të jenë në zonën Veriore.

Por gjatë pjesës së dytë të ditës ë vranësirat të shtohen gradualisht, KU në orët e vonë të natës do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në Zonat perëndimore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes, por rritje më të lehtë sjellë mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Deri në mesditë Republika e Kosovës mbetet në dominimin e vlerave të larta barike, të cilat do të sjellin mbizotërim të motit të kthjellët. POR pasditja parashikohet të shtoj vranësirat gradualisht në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike MBETEN mbizotëruese në territorin e MV, KU gjatë paradites kthjellimet do të jenë mbizotëruese. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë kalime të pakta vranësirash nëpër territor, POR nuk do të gjenerojnë reshje./abcnews.al