Vizita e teologut Imran Husejn në Shqipëri, revoltohet Ahmed Kalaja: Ai është askushi, këta që e mbajnë veten si patriot i shkojnë pas një pro-serbi e pro-rusi

0
202

Ditën e martë ,Shqipërinë e vizitoi teologu i famshëm musliman Imran Husejn, i cili dha një intervistë në emisionin “Quo Vadis”.

Por ardhja e tij në Shqipëri dhe shfaqja në televizion kanë revoltuar Imamin Ahmed Kalaja, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se Imran Husejn është askushi dhe askush nuk i referohet atij.

Ai thotë se Husejn është i deklaruar haptas si pro-serb e pro-rus, duke mohuar gjenocidin mbi ujgurët muslimanë, por sipas tij, këta që e mbajnë veten si patriotë i shkojnë nga pas.

Postimi i plotë:

Imran Husejn viziton Shqipërinë.

Personazhi në fjalë në botën Islame; si në rrafshin fetar; intelektual; akademik është askushi, e askush nuk i referohet.

Në Shqipëri del nëpër media edhe emisione.

O njerëz nëse ja qëllon disa gjëra të vogla ai ka frakturë në themelet e interpertimit të fesë.

Pastaj këta që e mbajnë veten për patriotë si shkojnë pas një të deklaruari kaq haptas si tepër pro-serb, pro-rus?!

Patriotë alla patatino-facebooku.

Apo qe mohon gjenocidin mbi ujgurët muslimanë. I përmenda si detaje se ka tamat ( nga arab gafa të rënda) që sdua të ndalem.

E kemi thënë me kohë ai nuk është referenc askund.

Pastaj tha kam ardhur në ballkan për të përçuar mesazhin e…. dmth qenka misionar… ne kemi institucionet autoktone vendase që orientohemi.

Një qind herë e kemi thënë përmbajuni produktit vendas bio hoxhallarëve të vendeve tuaja.

Selam.