ADS
HomeLajmeVjen acari, si do të jenë temperaturat dhe kur do të godasë...

Vjen acari, si do të jenë temperaturat dhe kur do të godasë vala e dytë e stuhisë

Pas përmirësimit të lehtë, mbrëmjen e sotme pritet që të rikthehet sërish moti i keq me reshje dhe stuhi, por edhe dëborë në zonat malore.

“Dita e enjte na sjell sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu.

Në mëngjesin e enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.

Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit.

E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakta” tha dy ditë më parë për Abcnews.al meteorologia Adiola Bami.

Ndërkohë që moti i keq do të përfshijë edhe vendet e tjera të rajonit. Greqia ishte më e prekura nga vala e parë ditën e hënë dhe e njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe në valën e dytë.

“Nga mbrëmja e së mërkurës deri të enjten do të ketë shira dhe stuhi të forta lokale, erëra të stuhishme në det dhe rënia të temperaturës nga pjesa veriore” shkruajnë mediat greke./ db/Abcnews.al

Must Read