HomeLajmeVjen paralajmërimi/ Ja qytetet që do të ketë stuhi në Shqipëri

Vjen paralajmërimi/ Ja qytetet që do të ketë stuhi në Shqipëri

I gjithë rajoni është përfshirë nga një valë e motit të keq që ka goditur të gjitha shtetet dhe që pritet që të vazhdojë gjithë javën.

Sikur duket edhe nga harta e evolucionit të motit për orët në vazhdim situata pritet që të jetë e njëjtë me reshje shiu.

Në Shqipëri meteorologia Adiola Bami nga “MeteoAlb” u shpreh për Abcnews.al se e gjithë java që sapo ka nisur do të jetë me kushte të tilla, reshje shiu, dëbore dhe ulje temperaturash, që në zonat malore do të zbresin deri në -1 gradë. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike.

Në Greqi prej pasdites së djeshme dhe deri në orët e para të ditës së sotme janë përmbytur me qindra shtëpi. Gjithashtu reshjet kanë shkaktuar dëmtim të rrugëve, ura të rrëzuara dhe probleme në rrjetin e furnizimit me ujë dhe prodhimet

Athina është më e goditur nga reshjet, por edhe zonat veriore në kufi me Shqipërinë. Probleme ka shkaktuar moti i keq edhe në shtete të tjera të rajonit. Pak ditë më parë një meteorolog gjerman parashikoi përmbytje masive në jug të Shqipërisë dhe në Greqi.

Must Read

spot_img