Vjen reagimi i parë nga maxhoranca pas përjashtimit të Berishës, Braçe ironizon: Aha ‘përkohësisht’! E qartë, e ‘vrau’ fare

0
113

Me ironi e ka komentuar deputeti i PS-së Erion Braçe, vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD-së Sali Berishën

Me ironi e ka komentuar deputeti i PS-së Erion Braçe, vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD-së Sali Berishën.

Braçe shkruan se e ‘ka vrarë përkohësisht’ Bashën ish-kryeministrin Berisha.

‘Ahaa “perkohesisht”! E qarte, “e vrau”, “e keputi” fare fare!’-shkruan Braçe.

Basha nënvizoi se për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.