Vjosa Berisha me mesazh për gratë që po përballen me kancer: Unë po e vazhdoj jetën njëjtë, duhet ta gjeni forcën

0
54

Producentja e njohur Vjosa Berisha në emisionin Natë Vere në T7 mes tjerash ka folur edhe për përballjen e saj me sëmundjen e kancerit, përcjell KultPlus.

Berisha dha edhe një mesazh për të gjitha gratë që janë duke u përballur me këtë sëmundje.

Ajo tha se duhet ta gjejnë forcën dhe të besojnë se edhe kjo sëmundje mund të shërohet.

“Të gjitha ato gra që janë të sfiduara me kancerin në këto momente,dhe janë duke u përballë me këtë sëmundje, ta gjejnë forcën dhe të besojnë se mund të gjejnë shërim.

Nesër mundemi me dalë me na shkelë kerri, nuk i dihet jetës. Fatmirësisht kemi doktorë shumë të mirë.

Unë jam duke e vazhdu jetën njëjtë si përpara, duke u ruajt në ushqim, por në aspektet tjera, jam duke e vazhdu punën e të gjitha”, ka thënë Berisha në T7. / KultPlus.com