ADS
HomeLajmeVojisllav Sheshel: Ushtria serbe do të kthehet në Kosovë, ky është betimi...

Vojisllav Sheshel: Ushtria serbe do të kthehet në Kosovë, ky është betimi ynë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, ka thënë se situata në Afganistan e dëshmon se okupatori duhet të largohet gjithmonë.

Sheshel parashikon që e njëjta situatë do të ndodhë një ditë në territorin e krahinës jugore serbe.

“Ushtria e famshme serbe duhet të kthehet një ditë në Kosovë. Ky është betimi ynë shekullor”, tha Sheshel në programin e mëngjesit të Happy TV.

Ai thotë se tashmë po e imagjinon sesi terroristët shqiptarë do të mblidheshin rreth ambasadës amerikane në Kosovë.

Tutje, Sheshel deklaroi se të gjithë shqiptarët që nuk i kanë ndotur duart nuk kanë nga çfarë të kenë frikë kur të largohen amerikanët, por se ata që kanë kryer krime do të ndëshkohen./Gazeta Sinjali/

Must Read