Vranësira por temperatura të larta, si pritet të jetë moti për sot

0
128

Edhe dita e hënë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta ku herë pas herë do kemi zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të izoluar në zonat jugore dhe pjesërisht ato qendrore. Ndërsa zonat veriore do të paraqiten me më kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas MetoAlb, orët e vona të pasdites dhe mbrëmja sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta në zonat lindore temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veriorveriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të lehta do ketë gjatë paradites në zonat veriperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare POR duke ju afruar mesditës vranësirat zhvendosen drejt zonave lindore duke lënë pjesën tjetër të republikës së MV me kthjellime. Mbrëmja do të bëjë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Rajoni

Fuqizimi i nje qendre ciklonare ne brigjet e detit te zi do te beje qe Turqia dhe Greqia te kenë stuhi te fuqishme ere dhe reshje intensive ku me problemtike situata paraqiten ne Turqi. Po ashtu, rrebeshet shiu do te vijojne ne Mbreterine e bashkuar Ndersa moti i kthjellet dhe i ngrohte bizoteron ne Pellgun e Mesdhut dhe Europen Lindore. /abcnews.al/