Lajme

Vrasja e dyfishtë në Tiranë, Çuçi përgëzon policinë për arrestimin e autorit: Të vendosur për të goditur krimin

Advertisements
Advertisements

schedule19:09 – 30 Gusht, 2022

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit të Arsen Muskurtit, i cili vrau me armë vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Në postimin e tij Çuçi përgëzon policinë e Tiranës për arrestimin në kohë rekord të autorit të ngjarjes së dyfishtë.

Më tej Çuçi shkruan se policia është e vendosur të godasë krimin.

Postimi i Çuçit:

Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë.

/Abcnews.al/

Advertisements

Related Articles

Back to top button