Lajme

Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, mbërrijnë në gjykatë nipi i ‘Mandelës’ dhe miku i tij, 18-vjeçari i buzëqeshur brenda kafazit me xhama

Advertisements

Del para gjykatës 17-vjeçari Horgito Peqini, i akuzuar për vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku mbrëmjen e 17 gushtit në Elbasan.

Peqini dhe bashkëpunëtori i tij, 33-vjeçari Klaudjan Sallufi kanë dalë në seancë për verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të mbrojtur nga avokatë të caktuar kryesisht nga Gjykata. I riu është shfaqur i qetë, madje duke buzëqeshur në seancë. Ndërsa Sallufi ka qëndruar i heshtur.

Ndaj 17-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve.

Advertisements

Duke qenë i mitur, Peqini për veprën penale për të cilin akuzohet në bazë të nenit 76 të Kodit penal rrezikon nga 10 deri në 20 vjet burg dhe për shkak të moshës atij i përgjysmohet në 5 vjet deri 10 vjet burg dënimi nëse provohet vepra penale për të cilën akuzohet.

Advertisements

Related Articles

Back to top button