Lajme

Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i autorit 18-vjeçar, familjarët shkonin çdo ditë në…

Advertisements

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimin e Horgito Peqinit, 18-vjeçarit i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Madrid Ulqinakut në Elbasan.

Sipas informacioneve bëhet me dije se ai nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Ndërsa familjarët e tij, kanë qenë çdo ditë në komisariatin e Policisë se Elbasanit dhe kanë dashur që ai të shoqërohej dhe të dorëzohej.

Në njoftimin e policisë së Elbasanit thuhet se bashke me Peqenin në pranga është vene edhe bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi.

Më herët lidhur me këtë vrasje, është arrestuar Ejden Dino, një tjetër 18-vjeçar i cili ka qenë së bashku me Peqinin dhe Sallufin mbrëmjen e ngjarjes. Për tre të rinjtë, gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas dëshmisë së dhënë nga i riu Ejden Dino përpara togave të zeza, konflikti ka nisur për motive të dobëta. 18-vjeçari u shpreh se së bashku me dy miqtë e tij, kishin konsumuar drogë dhe kishin dalë në rrugë, ku Horgito Peqini kishte dhe një armë tip pistoletë me vete.

Më tej, thotë në dëshminë e tij 18-vjeçari, të rinjtë u ndeshën në rrugë me Ulqinakun ku fillimisht kanë debatuar. “Çfarë ke që sheh”, ka qenë arsyeja e konfliktit sipas 18-vjeçarit Dino.

Advertisements

Pasi kanë debatuar, Peqini nxorri armën dhe e qëlloi nga prapa 33-vjeçarin Ulqinaku i cili i ishte drejtuar makinës së tij. Ejden Dino u arrestua më 18 gusht, një ditë pas vrasjes. I riu u ndalua pranë banesës sa tij.

Advertisements

Related Articles

Back to top button