HomeLajmeVr*asja e Mateos, Nikolla në marshim: Kërkesa për dënim më vdekje, në...

Vr*asja e Mateos, Nikolla në marshim: Kërkesa për dënim më vdekje, në moment emocional

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në marshimin kundër dhunës së fëmijëve që po zhvillohet këtë mëngjes në Tiranë.

Nga sheshi “Nënë Tereza”, kryeparlamentarja tha se i është bashkuar këtij marshimi si nënë dhe qytetare, pasi atë që ndodhi në Fier me vogëlushin Mateo e përjeton si për fëmijën e saj.

Nikolla kërkoi më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për të denoncuar dhunën. Sakaq, e pyetur për nismën e familjarëve të 8-vjeçarit, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, Nikolla tha se kërkohet në një moment emocional.

“Jam në dijeni. Këto janë momente të forta emocionale dhe ndoshta jo gjithmonë është vendimmarrja e duhur. Shqipëria është pjesë e standardeve të BE. Unë nuk mendoj se ky dënim ai që do të jetë gjëja e duhur për të adresuar. Ka shumë elementë të tjerë që ne duhet ti adresojmë. Janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të tilla të forta,” u shpreh kryetarja e Kuvendit. g.v/abcnews.al

Must Read

spot_img