Lajme

Vrasje për hakmarrje/ Mediat zbulojnë detajet: Si iu bë pritë 36-vjeçarit shqiptar nga 3 persona

Advertisements

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga përplasja me armë ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar Elson Kalaveri.

Sipas hetimeve rezulton se 36-vjeçari ka rënë pritë e një veture dhe dyshohet se pjesë e kësaj ngjarje janë tre persona të cilët pasi kanë qëlluar, janë larguar me një makinë të errët. Ngjarja ndodhi në Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës.

Ndërkohë Elson Kalaveri është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje vite më parë, ku ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras, ndërsa ishte arrestuar për ngjarjen.

Advertisements

Ngjarja në fjalë ndodhi në vitin 2014 brenda komisariatit, ku plagosi fqinjin e tij. Sipas mediave italiane, ngjarja e djeshme ndodhi pas një përplasje me armë, ndërsa dyshohet se si motiv ka hakmarrjen.

Advertisements

Related Articles

Back to top button