Lajme

Vrau aksidentalisht gruan teksa pastronte armën, arrestohet ish- polici në Mirditë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Advertisements

61-vjeçari Paulin Pacuku i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacuku, është arrestuar ditën e sotme nga Policia.

Mësohet se ndaj babait të 2 fëmijëve janë ngritur akuzat “vrasja nga pakujdesia” dhe “armëmbajtja pa leje”.

Sipas hetimeve rezulton se 61 vjeçari ka qenë duke pastruar armën pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe nga pakujdesia në një moment arma është shkrehur, duke i marrë jetën bashkëshortees së tij.

Megjithëse ajo u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mirditëës, 54 vjeçarja nuk mundi që t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndëërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Advertisements

Theksojmë se Paulin Pacuku ka qenë pjesë e strukturave të policisë Mirditë për disa vite dhe më pas u largua jashtë vendit, por u rikthye sërish më vendlindje disa vite më vonë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button