Lajme

Vrau vëllain dhe kunatën, arrestohet autori në Tiranë

Advertisements
Advertisements

schedule18:51 – 30 Gusht, 2022

Arsen Muskurti i cili vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti, është vënë në pranga nga policia.

Burime për gazetaren e Abc Xhensila Kodra, bëjnë me dije se në vengjarje janë gjetur 5 gëzhoja.

Autori dhe viktimat kanë patur bizneset pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë që të njëjta burime bëjnë me dije se Arseni ëhstë konfluiktuar me të vëllain dhe bashkëshorten e tij dy ditë më parë.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar.

Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook ai akuzon kunatën e tij se fshihet pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore.

/Abcnews.al/

Advertisements

Related Articles

Back to top button