HomeLajmeVuante nga depresioni pas lindjes/ 34-vjeçarja hidhet nga 200 metra lartësi me...

Vuante nga depresioni pas lindjes/ 34-vjeçarja hidhet nga 200 metra lartësi me foshnjën 1 muajshe dhe djalin 3 vjeç në krahë

Një nënë dyshohet se vrau foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël, pasi u hodh gati 200 metra nga kati i 19 i banesës në Moskë me dy fëmijët në krahë.

Olga Zharkova, 34 vjeç dyshohet se ka vuajtur nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj.

Sipas mediave të huaja, Olga kishte shkruar një letër ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë dhe të zymtë”.

“Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes. Ajo ndihej e vetmuar dhe e lodhur.”-tha një burim i zbatimit të ligjit për Komsomolskaya Pravda.

Më herët ajo ishte ankuar se burri i saj Dmitry, 35 vjeç, ishte larg shtëpisë për periudha të gjata gjatë detyrave të tij ushtarake, thonë raportet që citojnë zbatimin e ligjit./JOQ ALBANIA

Must Read

spot_img