HomeLajmeVuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare prokurorja e Elbasanit

Prokurorja e Elbasanit Erida Kokonozi është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundje të rëndë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka shprehur ngushëllimet familjarëve.

Në një njoftim për mediat KLP e cilëson Kokonozin një nga magjistratët më të spikatur të sistemit të prokurorisë e ka nderuar figurën e saj duke treguar integritet dhe profesionalizëm.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta, në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, të prokurores Erida Kokonozi, e cila e ushtronte detyrën në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Elbasan.

Zonja Kokonozi ka qenë një nga magjistratët e spikatur të sistemit të prokurorisë, e cila e ka nderuar figurën e prokurorit, duke treguar një shkallë të larte integriteti dhe profesionalizmi në ushtrimin e detyrës.

Komuniteti i prokurorëve do ta kujtojë znj. Kokonozi përherë me nderim, për kontributin e saj të çmuar në fushën e drejtësisë. U shprehim ngushëllimet tona familjareve dhe të afërmve, për ndarjen e saj nga jeta”, thuhet në njoftim. m.v/Abcnews.al

Must Read

spot_img