HomeLajme“Welcome, vdis”, Albana Fico i kthehet Alfred Çakos: Përhap budallëqe për vaksinën,...

“Welcome, vdis”, Albana Fico i kthehet Alfred Çakos: Përhap budallëqe për vaksinën, jo çipi, jo kjo apo ajo

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico ka reaguar e revoltuar ndaj deklaratave të konspiracionistit Alfred Çakos në lidhje me deklaratat për vaksinën.

Fico u shpreh nga Elbasani gjatë një takimi me studentët, se njerëz të papërgjegjshëm përhapin deklarata të rreme duke u mbushur mendjen qytetarëve që vaksina ka çip.

“Një Alfred Çako a ça është ai. Ai është një fyerje.

Nuk e kuptoj si burime të tilla të papërgjeshme dhe të drejtën e të vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollimin për të kuptuar nëse kemi ne të drejtë apo ka dikush të drejt në mjekësi. Përhapin budallëqe, jo po çipi, jo po kjo. Ore zotëri.

Ju po shkoni të gjithë në mjekësi, por edhe ata që nuk kanë shkuar në mjekësi kanë bërë biologji.

Pyesni ore, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, ka pedagogë. Bëni një forum me pyetje dhe të japim përgjigje.

Nuk mund të dëgjojnë njerëzit këtë Çakon a ca janë të tjerë aty dhe thotë shikoj në Facebook, dëgjoj Çakon unë aty dhe nuk vaksinohem. Welcome, vdis, se kështu i bie”, deklaroi Fico. m.v/Abcnews.al

Must Read

spot_img