ADS
HomeLajmeWest Point lejoi t’u fliste kadetëve, socialisti i korruptuar që shkoi në...

West Point lejoi t’u fliste kadetëve, socialisti i korruptuar që shkoi në dasmën e Sorosit

Akademia Ushtarake amerikane në West Point lejoi kryeministrin shqiptar Edi Rama të fliste para gjithë trupës së kadetëve në një shfaqje tronditëse propagande të majtë.

Rama drejton një qeveri socialiste tiranike në Shqipëri që është e zhytur në korrupsion. Ai ka shtypur opozitën, shtypin e lirë dhe popullin shqiptar në përgjithësi për të favorizuar kriminelët oligarkë që e rrethojnë.

Shqipëria është e njohur për trafikun njerëzor, kartelet dhe drogën që çon kudo në Evropë. Asnjë nga këto nuk mund të ndodhte pa përkrahjen e qeverisë.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka përkrahur prej vitesh qeverinë socialiste në Shqipëri e madje edhe është kapur me postime në Twitter kundër ish-Komandantit të Përgjithshëm, Presidentit Trump.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur hapur përkrahjen për qeverinë e Ramës, duke e tepruar me ndërhyrje në politikën shqiptare për t’u siguruar që qeveria të qëndrojë në pushtet. Edhe ajo ishte e pranishme në West Point me Ramën.

Drejtuesit e West Point duhet të japin dorëheqjen për përkrahjen e korrupsionit, tiranisë dhe krimit të organizuar.

Rama dhe delegacioni i tij janë në New York për Sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe për të kremtuar nisjen e mandatit të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurisë të OKB.

Rama mbajti një fjalim para 4300 anëtarëve të forcave kadete dhe foli me zyrtarë të Akademisë rreth mundësisë së bashkëpunimit me ushtrinë shqiptare. Ai shoqërohej nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Yuri Kim.

Në mbrëmje, Rama dhe liderë të tjerë nga Ballkani Perëndimor patën një darkë informale me Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Pjesëmarrësit diskutuan për samitin e ardhshëm BE-Ballkan, i cili do të zhvillohet në Slloveni, më 6 tetor.

Marrë nga CDmedia.com-Përshtati: SYRI.net

Must Read