Lajme

Xhaxhai i Martinajt: Nipit i ka ndodhur diçka e keqe, më tha një nga Puka për zhdukjen e Visit

Advertisements

Ervis Martinaj ka 3 ditë që nuk ka asnjë kontakt me familjen. Këtë e ka bërë të ditur nëna dhe familjarë të tjerë të kriminelit të shumëkërkuar nga policia shqiptare.

Familjarët e Martinajt kanë denoncuar në polici zhdukjen e Ervisit. Denoncimi i familjarëve të Martinajt vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinajt. Ndërkohë mediat kanë zbardhur dëshminë e Faik Martinajt, xhaxhai i Ervis Martinajt, në policinë e Qarkut Lezhë për zhdukjen e nipit të tij.

Dëshmia e Faik Martinajt në Polici sipas News24:

Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait, Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër krimit dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk du atë përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, më ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të.

Dua të theksoj se që prej kohës që nipi Ervisi është shpallur në kërkim nuk kam patur asnjë kontakt me të drejtpërdrejt apo në telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm.Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë.

Advertisements

Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me nipin Ervisin por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen edhe gjendjen e tij. Sot në drekë rreth orës 12, të shqetësuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjësin e policisë se komisariatit Kurbin Pjetër Tuci për sa thashë më sipër.

Advertisements

Related Articles

Back to top button