Xhelal Mziu i jep fund debatit: Në festën e birrës duhet të këndohet kënga: O zambaku i Prizrenit

0
66

Një kallashnikov ka tërbuar të gjithë Shqipërinë! Lajmi se Goran Bregoviç do të këndojë në Korçë, në festën e Birrës, mbi të gjitha me para, ka shkaktuar një valë zemërimi mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj këngëtarit serb.

Personazhe të njohura të politikës, artit, kulturës dhe gazetarisë janë përfshirë në një debat që duket se nuk ka fund që në qendër ka këngën “Kallashnikov”.

Pretendohet se kjo këngë “zgjoi nacionalizmin serb” dhe se fjalët në këngën “Pucaj” (qëllo), e cila tani nuk qarkullon më në Youtubë kanë nxitur ushtarë e paramalitarë serbë që të kryenin masakra në Kosovë. “Juris” (sulmo) dhe “Boom Boom Boom” dëgjoheshin kudo në Kosovë, e nuk shoqëroheshin me duartrokitje por me plumba ndaj shqiptarëve.

Por këtij debati duket se i ka dhënë fund ish-kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu i cili me anë të një statusi në “Facecook” propozon që, në hapjen e festës së birrës të këndohet kënga “O zambaku i Prizrenit”. Nuk dihet ende nëse do të merret parasysh propozimi serioz i Xhelal Mziut.

Postimi i plotë i Xhelal Mziut:

Festivali i birrës Korça, do kishte shumë vlerë po të hapej me këngën “O zambaku i Prizrenit” e artistit të madh, këngëtarit të njohur kosovar Esat Bicurri, në kujtim të masakrës serbe, por dhe 22 vjetorit të vdekjes së tij nga paramilitarët Serb!
Ai, u ekzekutua nga forcat paramilitare serbe më 7 maj të 1999 si mijëra kosovarë të tjerë, kufoma e tij u gjet dhe u rivarros në vitin 2004.
Këngët e tij konsiderohen perla të muzikës popullore shqiptare dhe janë shumë aktuale dhe sot.
Disa nga këngët e tij, kënga fituese me “Okarinë të Artë” në “Akordet e Kosovës” – “E kujtoj atë takim?”, “Eja e bardha verë”, “Një lulishte me trëndafila”, “S’ka më të bukur se pranvera”, e shumë këngë të tjera.
Esat Bicurri botoi dy libra të cilat quheshin: “Një këllëf me ar ta çova” dhe tjera, “Ahengjet Gjakovare në shekuj”
Do ti jepte vlerë këtij festivali, jo vetëm kënga e tij, por dhe kujtesa e masakrës Serbe tek vëllezërit tanë Kosovar!/Gazeta Shqip