Xhensila dhe Bes Kallaku gati për fëmijën e dytë, por ja për çfarë nuk po bien dakord

0
26

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer së fundmi planet e saj në lidhje me familjen.

E ftuar në programin “Rudina” ajo tregoi se për pak ditë Ajka do të festojë 3-vjetorin e lindjes, ndaj ajo dhe bashkëshorti Bes Kallaku, kanë shumë dëshirë ti dhurojnë një motër ose vëlla.

“Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan.

Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…”,– iu përgjigj Xhensila pyetjes së Rudina Magjistarit.

Mirëpo, kur vjen puna tek gjinia e bebushit, Xhensila dhe Besi i kanë rrugët e “ndara”.

Kjo sepse, aktori i humorit dëshiron të bëhet baba i një djali, të cilin mund ta kthejë në një shok shumë të mirë për veten, ndërsa nga ana tjetër, Xhensila dëshiron një vajzë, që do të bëhet motra e Ajkës.

“Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…”.