Ylli Manjani: E ç’është Nënë Tereza për ne?! Ditë pushimi, a thua se na mbyti puna…

0
348

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në Facebook, ka shukruar; “Më ndjeftë perëndia, po kjo grafikë e vendosur tek muri rrethues i Presidencës më ngjau më shumë me Ilir Metën sesa me Nënë Terezën…”.

Postimi:

“Më ndjeftë perëndia, po kjo grafikë e vendosur tek muri rrethues i Presidencës më ngjau më shumë me Ilir Metën sesa me Nënë Terezën…

Por më mirë kjo sesa ai busti që e kishin vënë tek cepi i oborrit të Universitetit Politeknik, ku dukej sikur ruante ato që pshurrnin anash godinës..

E ç’është Nënë Tereza për ne?! Ditë pushimi. A thua se na mbyti puna…!