Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Zbulohet kur e transportoi me makinë polici i Operacionales Ervis Martinajn

Advertisements

Jeton Lami, 28 vjeç agjent i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit është arrestuar pasi akuzohet se ka ndihmuar dhe më pas ka transportuar me automjet të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj.

Sipas burimeve të sigurta dyshohet se Lami e ka transportuar Martinajn gjatë periudhës kur ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Operacioni “Plumbi i Artë” u organizua nga policia pas dëshmisë të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Nredin Dumani tha para hetuesve se Ervis Martinaj kishte porositut vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizuar. Ndërkohë aktualisht Martinaj është në kërkim ndërsa rezulton të jete i zhdukur dhe të ketë humbur kontaktet me familjarët.

Policia po heton nëse ai është rrëmbyer, kjo pas denoncimit të xhaxhait, i cili tha se kishte humbur kontaktet me nipin e tij.

Advertisements

Ndërkohë Prokuroria dhe policia gjithashtu po vijojnë kërkimet dhe hetimet për këtë denoncim, nëse është një plan i thurur nga Martinaj, i cili është në kërkim, apo nëse bëhet fjalë për një kallëzim të vërtetë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button