Lajme

Zbardhet aksidenti i rëndë në Tiranë/ 29-vjeçarja përplasi tre të rritur dhe një bebe me karrocë

Advertisements

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur tre ditë më parë në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë, ku një 29-vjeçare humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë përplasi disa persona.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Anila Hoxha, është zbardhur sesi Elinta Garo, 29-vjeçarja me profesion farmaciste, duke qarkulluar me mjetin e saj tip “Peugeot”, ka përplasur 60-vjeçarin Begzan Hyseni që ndërroi jetë në spital, bashkëshorten e tij Vlentina Hysenin dhe 27-vjeçaren Alkuna Telhaj.

Po ashtu, nga humbja e kontrollit 29-vjeçarja ka përplasur edhe një 2-vjeçar me inciale R.M., që ndodhej në karrocë teksa shoqërohej nga nëna e tij. Fëmija ka marrë dëmtime të lehta në ballë. Nëna e fëmijës me iniciale G.M., ka treguar se sapo pa që mjeti ka përplasur disa persona është munduar të shmangej, dhe fëmija u lëndua.

Valentina Hysi që mbeti e lënduar, në dëshminë e saj ka thënë se mban mend vetëm që mjeti erdhi në drejtim të tyre dhe i përplasi në rrugën Muharem Butka.

Nga kontrolli i celularit të vajzës që shkaktoi aksidentin, nuk është gjetur asnjë provë që ajo të ketë qenë duke përdorur atë në momentin e aksidentit, por vetëm pak sekonda më pas kur ka telefonuar të vëllanë e saj për ta informuar.

Advertisements

Në këto rrethana, prokuroria e cilëson si të ligjshëm arrestimin e 29-vjeçares, e cila është sot në gjykatë për akuzat që rëndojnë mbi të dhe rrezikon dënim me burgim

Advertisements

Related Articles

Back to top button