Lajme

Zbardhet dëshmia e shoqes së ruses: Lana ‘spiune’ në 30 shtete, ja sa herë ka qenë në Shqipëri

Advertisements

Një tjetër dëshmi nga një tjetër mikeshë e Lana Sator (Svetlena Timofoeva), e cila akuzohet zyrtarisht nga prokuroria shqiptare si spiune në shërbime inteligjente të huaja.

Maria Passer është mikesha e ruses së burgosur, e cila rrëfen se në 2018 ka qenë në Shqipëri me ish të dashurin e saj dhe Lana Sator, të cilët kanë qenë ne vende të braktisura në vendin tonë, nëpër bunkerë, në Tiranë, në Shkodër, Berat por edhe në një zonë të braktisur ushtarake në jug të Shqipërisë.

Mikesha e saj tregon se Lana është e pasionuar pas vendeve ish komuniste, ndërkohë që tregon se rusja e arrestuar ka qenë në mbi 30 vende të botës

“Ajo më shkroi që do të shkonte në Shqipëri, kishte planifikuar të qëndronte një javë aty, thjesht I urova ta shijonte udhëtimin. Është tipike për Lanën të udhëtojë, ajo ka vizituar me tepër se 30 vende kështu që është normale. Di që ka qëndruar për gjysmë viti në Gjeorgji, mendoj që thjesht ka ardhur për të eksploruar”, tregon ajo për euroneës.

Ajo tregoj gjithashtu për akuzat e mëparshme për Lanën si spiune, se kanë qenë vetëm deklarata dhe jo akuza zyrtare nga shteti rus.

Ajo beson se mikja e saj nuk është spiune por blogere, duke treguar se ajo ka mbi 2000 postime në instagram dhe ka shkruar dy libra për eksplorimin urban.

Advertisements

Ajo mendon se mikesha e saj dhe dy të tjerët janë arrestuar dhe akuzuar për spiunazh sepse marrëdhënia diplomatike midis Rusisë dhe Shqipërisë nuk është në ujëra të qeta.

Advertisements

Related Articles

Back to top button