Lajme

Zbardhet emri i të riut që u ekzekutua mbrëmë, kush është 32-vjeçari nga Thumana që plagosi fqinjin brenda Komisariatit në 2014

Advertisements

Elson Kalaveri, një 32 vjeçar nga Thumana, është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Mediat në vendin fqinj kanë publikuar dhe pamjet e makinës ku u gjet i vrarë Kalaveri, një emër i njohur dhe për Policinë Shqiptare.

Ai është gjetur i vdekur në Sasso Pisano mbrëmjen e së enjtes, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës. Elson Kalaveri ndodhej në një makinë që drejtohej nga një person tjetër, i cili pas të shtënave ka udhëtuar disa qindra metra për të kërkuar ndihmë. Të pranishmit u përpoqën të risillnin në jetë por ai vdiq.

Të shtënat kanë ndodhur para darkës, rreth orës 19:30 përgjatë një rruge jashtë qytetit dhe nuk është ende e qartë nëse ka pasur dëshmitarë të tjerë. Por kanë qenë të paktën dy persona, sipas asaj hetimeve të para në vendngjarje, që kanë hapur zjarr.

Kërkimi për të autorët është duke u zhvilluar në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale, me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet.

Kush ishte Elson Kalaveri – Ngjarja në vitin 2014

Rreth orës 00:45, Elson Kalaveri ka hyrë i armatosur në postën e policisë së Mamurrasit. Mësohet se 27-vjeçari ndali hapin tek blutë për të denoncuar fqinjin e tij, Gent Keçi. Në këtë moment ka hyrë tek posta e policisë dhe 36-vjeçari Keçi. Dy personat në fjalë kanë debatuar ashpër në prezencë të punonjësve të policisë.

Kalaveri, duke menduar se fqinji i tij ishte i armatosur, ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete dhe ia ka vënë në ballë. Në çast ai e ka qëlluar atë me plumb në kokë duke e plagosur rëndë. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Policia i ka vënë prangat autorit, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Advertisements

Në njoftimin zyrtar, policia e Kurbinit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mamurrasit dhe jo brenda postës së policisë së këtij qyteti. Gent Keçi, fqinj i Elson Kalaverit arriti të shpëtonte.

Advertisements

Related Articles

Back to top button