Lajme

Zbardhet krimi i rëndë! Shefki Kurti u vra nga gruaja e tij, dëshmia tronditëse: E copëtova me sëpatë në banjë

Advertisements

Zbardhet vrasja e Shefki Kurtit,71-vjeçarit shqiptar që u gjet i copëtuar në fund të muajit korrik në ujërat e kanalit Adigetto në Polesine.

Mediat italiane shkruajnë se Prokuroria e Rovigos ka lëshuar urdhërarrest për bashkëshorten e viktimës, Nadire Kurti, e cila ka pranuar krimin. “Po, e vrava. E bëra copë me sëpatë në banjë,”- tha ajo.

Pjesët e trupit, me përjashtim të kafkës së burrit, ishin mbyllur në disa thasë plehrash dhe ishin hedhur në kanal.

Sipas raporteve nga Karabinierët, gruaja tani ruhet në Departamentin e Psikiatrisë të spitalit Rovigo. Prokuroria e Rovigos do të organizojë edhe disa kontrolle për të konstatuar gjendjen e saj mendore.

Advertisements

Kanë qenë familja e Kurtit – çifti ka dy fëmijë të rritur – që ka zyrtarizuar denoncimin e zhdukjes të dielën e 24 korrikut, ditën kur u raportua për një sherr mes burrit dhe gruas së tij. Zbulimi i pjesëve të trupit u bë midis 28 dhe 31 korrikut të kaluar.

Advertisements

Related Articles

Back to top button