Lajme

Zbardhet misteri/Dy viktimat e atentatit në Vlorë të skeduar nga policia, njëri subjekt i OFL-së, ndërsa 37-vjeçari pas 3 vitesh në arrati u kap 5 muaj më parë nga “Shqiponjat” me pistoletë

Advertisements

Dy viktimat e atentatit të sotëm me armë zjarri në mbikalimin e Panajasë në Vlorë nuk janë emra të panjohur për policinë, pasi janë të skeduar më parë.

Çfarë i ndodhi aktores? Rudina Dembacaj nga shtrati i spitalit, ja amaneti që i la Mark Frrokut para se të futej në sallë (FOTO)
Shpati Lena 37-vjeç, prej 3 vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në nëntor të 2019, pasi akuzohej për “moskallëzim krimi”.

Pavarësisht kësaj Lena lëvizte i lirë në Vlorë dhe është arrestuar vetëm 5 muaj më parë, në operacionin “Waves” të forcave “Shqiponja” zhvilluar më 23 mars 2022, teksa mbante armë me vete.

Në aksionin që u finalizua në lagjen “24 Maji”, 37-vjeçari u arrestua së bashku me 50-vjeçarin Kristo Drolli, dhe 21-vjeçarin Ariel Kingji, i cili është kunati i Ermal Xhezos, që vuan ende dënimin për vrasjen e biznesmenit, në sherrin që ndodhi për një kalë.

Shpati Lena dhe Ariel Kingji ishin të dy të përfshirë në ngjarjen e cilësuar si “Masakra e Vlorës”, ndërsa gjatë arrestimit u janë gjendur armë zjarri në posedim.

Mbetet ende e paqartë sesi Shpati Lena ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë pas arresimit në muajin mars.

Ndërkohë, Haki Xhezo (vëllai i Ermalit) i njohur në Vlorë si “Bushi” është i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike.

Më 2 korrik të vitit 2020, pasuria e 34-vjeçarit Haki Xhezo dhe vëllait të tij që ndodhet në burg është shënjestruar nga OFL.

Operacioni Forca e Ligjit u ndal asokohe në Vlorë duke i dërguar vëllezërve Xhezo formularin e deklarimit të pasurisë, për shkak se ishin persona me precedent penal të cilët kishin kryer krime në të shkuarën.

Advertisements

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. E.Xh., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. H.Xh., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhej në njoftimin e OFL-së.

Advertisements

Related Articles

Back to top button