Zbulohet emisioni dhe ekrani ku do të shohim Ana Kallakun

0
134

“Jeto me Orën” është programi më programi me i ri që vjen në RTV Ora çdo pasdite.

Një dritare, ku do të keni mundësinë që të njiheni me personazhe t jashtëzakonshëm, me heronj të heshtur si dhe me ngjarje që ndikojnë në jetën tonë.

Nën drejtimin e moderatores Ana Kallaku, çdo ditë në orën 18-00, në një studio plot ngjyra do të ketë vend për të gjithë ju.

“Jeto me Orën ” është ajo që dua nga studio e ftohtë e lajmeve do të sjell ngjyra, do më shihni në një tjetër dimension.”është shprehur Ana Kallaku, në emisionin ‘Ditë e Re.’

Kallaku e ftuar në emisionin “Ditë e Re” është shprehur se do të hap një dritare synimi, shije dhe energji pozitive.

“Unë vij për të dhënë atë që jam. Do të përcjell emocione, do ju hap një dritare me synimin që ti japim njerëzve një shije dhe energji pozitive.”- shprehet Kallaku.

E pyetur se nëse ndjen konkurrencë me vëllanë e saj Bes Kallaku, Ana Kallaku e ftuar në emisionin “Ditë e Re” është shprehur se ai është mbështetësi më i madh i saj.

Ana Kallaku: Nuk e ndjej vëllanë tim konkurrent, ai është mbështetësi më i madh, është gjithë sy e vesh për të më parë.