Lajme

Zëvendëson nga sot Gledis Nanon, nëndrejtori i Policisë shfaqet në Kryeministri

Advertisements

Gledis Nano nuk do të jetë me drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ministri Bledi Çuçi është shprehur se për shkak se ai nuk kishte përmbushur objektivat e vendosura, Gledis Nano është shkarkuar dhe në vend të tij detyrën përkohësisht do ta ushtrojë nëndrejtori Tonin Vocaj.

Më 28 korrik të këtij viti, me urdhër të ministrit të Brendshëm Tonin Vocaj është shkarkuar nga detyra si kreu i Policisë Kriminale dhe është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, shkruan neësbomb.al.

albsig

Sot, menjëherë pas lajmit për shkarkimin e Gledis Nanon dhe zëvendësimin e tij nga Tonin Vocaj, ky i fundit është shfaqur në Kryeministri. Ai është ftuar nga Rama në rolin e nëndrejtorit të Policisë që të jepte disa të dhëna zyrtare për pikat e basteve dhe personat që i menaxhonin ato.

Të pranishëm janë zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit, vetë kryeministri, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, kreu i Komitetit Olimpik. Pas kërkesave të herëpashershme nga Federatat Sportive, duke se Qeveria është “dorëzuar” dhe mund të lejojë hapjen e basteve, vetëm online.

Advertisements

Lexo edhe: Shkarkohet drejtori i Policisë Gledis Nano, detyrën do e ushtrojë përkohësisht Tonin Vocaj

Advertisements

Related Articles

Back to top button