Zhduket 15-vjeçarja në Vlorë, prindërit në ankth: Kemi frikë për sigurinë e saj

0
274

Një 15-vjeçare nga Vlora, me iniciale F.S rezulton e zhdukur që prej ditës së djeshme.

Lajmi është bërë publik nga gazetari Enrik Mehmeti me anë të një postimi në “Facebook” pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e adoleshentes.

Familjarët ndodhen në ankth dhe të pasigurt për gjendjen dhe vendndodhjen e saj.

Postimi i plotë i gazetarit:

Prindërit e një 15 vjecare kanë denoncuar zhdukjen e saj prej ditës së djeshme.

Kur janë kthyer në banesë, 15 vjeçarja me inicialet F.S nuk ka qën në shtëpi dhe nuk ka lajmëruar askënd.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ata kanë denoncuar në polici për zhdukjen e të miturës.

Familjarët janë shprehur se kanë frikë për sigurinë e të miturës dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Kush ka infoormacion të njoftojë policinë. Kush ka mundësi ta shpërndajë .