HomeLajmeZhdukja e Enver Stafukës, Artan Hoxha ‘fajëson’ policinë: Hetimi ka dështuar! Ekziston...

Zhdukja e Enver Stafukës, Artan Hoxha ‘fajëson’ policinë: Hetimi ka dështuar! Ekziston një kasetë ku ai flet për 31 ngjarje

Gazetari Artan Hoxha ka bërë fajtor Policinë e Shtetit për moszbardhjen në kohë të rrëmbimit të Enver Stafukës.

Sipas Hoxhës, Policia duhet të lëvizte më shpejt duke negociuar apo bërë presion autorëve për lirimin e tij.

Teksa e cilësoi hetimin e kësaj ngjarje të dështuar, Hoxha pretendon se ekziston një kasetë ku Stafuka flet për 31 ngjarje që kanë ndodhur në Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë.

“Kanë kaluar më shumë se 6 vite ku në momentin e parë ngjarja ka qenë me e nxehtë, familjareve u jepej shpresë se ngjarja do të zbardhej. Është menduar se ai mund të jetë i gjallë.

Policia duhej të lëvizte shpejt që të mund të negocionte apo të ushtronte presion mbi autorët. Stafuka nuk është marrë për t’u vrarë, por për t’u shtrënguar për t’u torturuar për të dëshmuar për ngjarje të rëndësishme.

Kam pasur informacion që ka një kasetë ku ai flet për 31 ngjarje që kanë ndodhur në Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë.Këto ngjarje dhe rekorde kriminale duhet t’i ketë policia. Është bërë një rrëmbim tipik i një komado policore.

Të organizosh këtë ngjarje duhet të kesh një grup të strukturuar duke vepruar shpejt dhe në sinkron. Kjo ngjarje ka shumë personazhe brenda.

Hetimi në këtë histori ka dështuar. Ka pasur ndërhyrje politike apo nga ngjarje të tjera mbetet për t’u verifikuar.

Unë doja të dëgjoja prokurorin që është marrë me këtë histori të thotë pse ka dështuar”- tha Artan Hoxha.

Must Read

spot_img