Lajme

Zhdukja e Ervis Martinajt/ Po fshihet vetë apo po mbahet peng? Nisin kërkimet në Vlorë!

Advertisements

Detaje të reja janë bërë me dije nga zhdukja e Ervis Martinajt. Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka kthyer sytë nga Vlora, aty ku mendohet se mbahet peng apo fshihet vetë Ervis Martinaj. BW raporton se policia ka nisur kërkimet.

Gjithashtu nën vëzhgim dhe nën përgjim janë personat që kanë pasur kontakte me Ervis Martinajn, ditët e fundit.

Hetimet për gjetjen e Ervis Martinajt, si i marrë peng nisën pas denoncimit të xhaxhait të 40-vjeçarit, i cili ka humbur kontaktet me nipin e tij, para disa ditësh.

Advertisements

Megjithatë, pavarësisht kësaj, ende ka dyshime se kjo ngjarje edhe mund të jetë inskenuar vetë nga Martinaj për t’i shpëtuar policisë dhe kundërshtarëve të tij.

Advertisements

Related Articles

Back to top button