Lajme

Zhdukja e Ervis Martinajt, Vlorë, Tiranë e Laç, ja ku po kërkon policia

Advertisements

Prokuroria e ka nisur përgjime dhe vëzhgime të personave që mund të kenë pasur kontakt me të shumëkërkuatin Ervis Martinaj, për të cilin familjarët kanë bërë kallëzim se është zhdukur.

Bëhet me dije se kanë nisur kontrollet në disa banesa në Vlorë, Tiranë dhe Laç, por pa rezultat. Mësohet s ekontrollet janë bërë në disa banesa ku dyshohet se mund të fshihej Martinaj, por që s’kanë gjetur asnjë gjurmë të tij.

albsig
Dy ditë më parë xhaxhai i Martinaj, Faik Martinaj, u paraqit pranë ambienteve të Komisariatit i shqetësuar tha se ka humbur kontaktet me nipin e tij.

Familjarët e tij pretendojë se ata nuk kanë pasur asnjë kontakt drejtpërdrejt me Ervisin, por merrnin lajme nga miqtë e tij, por as ata s’kanë folur me Martinajn, teksa shprehen se mund t’i ketë ndodhë diçka e keqe.

Advertisements

Kjo është hera e parë në Shqipëri që familjarët e një të shumëkërkuari shkojnë në polici për të kallëzuar që kanë humbur kontaktin me të shpallurin në kërkim.

Advertisements

Related Articles

Back to top button