Lajme

Zhdukja e Martinajt, Hoxha bën deklaratën E FORTË: Ka hyrë një PREDATOR i ri në xhungël! Janë bërë bashkë “Los Pepes” për ta nxjerrë nga qarkullimi

Advertisements

Gazetari Artan Hoxha ngre dyshime të forta se njeriu më i kërkuar i botës së krimit në Shqipëri, Ervis Martinaj mund të jetë ekzekutuar nga një strukturë e ngjashme me atë të “Los Pepes” në Kolumbi.

Los Pepes ishte një organizatë ku u bënë bashkë të gjithë armiqtë për të ekzekutuar bosin kolumbian të drogës Pablo Eskobar.

Sipas Hoxhës, disa grupe të rrezikshme janë bërë bashkë për “ta nxjerrë nga qarkullimi” Martinajn.

“Kemi vetëm një polic të arrestuar, dhe familjarët duan të dinë se çfarë ka ndodhur me njeriun e tyre. Kjo strukturë  e re është bërë kundër Ervis Martinajt dhe është bërë më e frikshme. Duke mos patur mundësi që të përballeshin direkt me Martinanjn, ata vendosën që të gjenin një zgjidhje tjetër, nxjerrja nga qarkullimi.

Advertisements

Kjo strukturë si “Los Pepes” tashmë rrezikon të bëhet edhe më e rrezikshme se ai. Kemi një predator i ri që ka hyrë në xhungël”, tha ndër të tjera gazetari Hoxha në ABC News.

Advertisements

Related Articles

Back to top button