Lajme

Zhukja e Ervis Martinajt/ Vihen në përgjim 110 persona, ish-bossi i lojërave të fatit del në dy pamje filmike, ja pistat që po hetohen

Advertisements

Prej një muaji, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, teksa Prokuroria e Kurbinit ka vënë nën hetim 110 persona që dyshohet se kanë pasur kontakte me Ervis Martinajn, biznesmenin e lojërave të fatit.

Sipas BW, po hetohen të gjitha përplasjet që ka pasur Martinaj me persona të ndryshëm dhe po hetohen nga Prokuroria e Kurbinit.Prokuroria po heton edhe pamjet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë së disa hoteleve e objekteve të zonës.

Në vetëm 2 kamera sigurie shfaqet Martinaj 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij.

40-vjeçari Ervis Martinaj është një emër i njohur i botës së krimit në Tiranë.Emri i Martinajt është lakuar shpesh në polici dhe media pas vitit 2013. Ai akuzohet për një sërë veprash penale.

Ervisi është një nga personat e përfshirë në masakrën e ish-Bllokut disa vite më parë me një të vdekur e disa të plagosur.

Advertisements

Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh në një atentat mafioz në Fushë-Krujë mbeti i vdekur kushëriri i tij, Brilant Martinaj dhe dy nga shokët e tij.

Advertisements

Related Articles

Back to top button