Lajme

Zjarr i madh në Tiranë, tymi i zi mbulon lagjet e kryeqytetit(Video)

Advertisements

Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë sfungjeri në Tiranë duke mbulur me tym të zi një pjesë të mirë të kryeqytetit. Zjarri ka përfshirë të gjithë fabrikën në zonëne e Kinostudios në Tiranë, ndërkohë që flakët mësohet se kanë filluar në orët e mesditës.

Siç duket edhe nga videoja e siguruar nga abcneës.al, zjarri është mjaft intensiv dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh zjarrfikësesh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraparak

Më datë 30.08.2022, në “Misto Mame”, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

/abcnews.al

Advertisements

Related Articles

Back to top button