“Zoti i bekoftë nanat tona” Nëna i nis foton speciale, Stresi i kthehet me fjalët më të ëmbla

0
60

Ditën e sotme, reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka publikuar një pjesë nga bisedat me nënën e tij.

Ka qenë nëna ajo që i ka dërguar artistit një fotografi nga fëmijëria e tij, e cila nga fjalët e thëna dëshironte që Stresi të ishte ende i vogli i saj.

“Të ishe dhe njëherë kaq. Sa i mirë. E kujtoj krejt atë kohë”, kanë qenë fjalët e nënës, ndërsa Stresi ia ka kthyer se është akoma i vogli i saj dhe më tej i ka thënë se edhe pak ditë e do ta përqafojë.

Ndërkohë kur e ka shpërndarë bisedën me nënën në InstaStory, në mbishkrim kishte shkruar: “Zoti i bekoftë nanat tona”.