“Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajtë nga mashkulli i lig”

0
70

Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Ferizaj, ku u vra 18-vjeçarja Marigona Osmani.

Vrasja nga partneri i saj, Dardan Krivaqa, i cili është vënë në pranga, ka lënë të shokuar mbarë opinionin. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Mozzik i shprehu ngushëllime familjes dhe i kërkoi drejtësisë që të japë dënimin e merituar për autorin.

Mozzik me një status të publikuar në InstaStory i shprehi ngushëllime familjes, teksa kërkoi nga autoritetet dënime meritore për vrasësin.

“Ngushëllime familjes! Vrasja e 18-vjeçares na tronditi të gjithëve…e ndjera pushoftë në paqe! Rast i rëndë shumë i rëndë…Zoti i forcoftë familjen në këtë sprovë. E dorës së kriminelit që kreu vrasjen ta paguajë me dënimin më të madh që kanë dhënë ndonjëherë institucionet tona”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.

Në postimin pasues, bëri një lutje drejtuar Zotit, në mbrojtje të të gjitha femrave.

“Zoti i bekoftë vajzat tona e i ruajte nga mashkulli i ligë”, shkroi reperi.

Ndërsa më pas, publikoi një imazh të viktimës 18-vjeçare nën filtrat bardhë e zi, duke shkruar: “Pusho në paqe engjëll”.