HomeLajmeZyrtarja e BE mbështet integrimin, Basha ‘nxin’ në anglisht Shqipërinë: S’jemi vend...

Zyrtarja e BE mbështet integrimin, Basha ‘nxin’ në anglisht Shqipërinë: S’jemi vend demokratik

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian, diplomatja Angelina Eichhorst, ka publikuar sot në Twitter editorialin e Edi Ramës, në lidhje me integrimin.

Ajo citon Ramën teksa shpreh mbështetje për qëndrimin e Qeverisë së Shqipërisë në raport me BE.

Mirëpo statusin e Eichhorst e ka shpërndarë Lulzim Basha i cili në anglisht i shton akuzat e tij.

Ai shprehet se Shqipëria ndodhet mes vendeve me probleme të mëdha demokracie në vend. Kreu i PD shkruan më tej se nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.

“Renditja e Shqipërisë sipas World Justice Project si edhe Bankës Botërore dhe BERZH-it.

Sundimi i ligjit: Mes Kazakistanit Afganistanit

Treguesi i korrupsionit: Mes Egjiptit dhe Zambias

Niveli i korrupsionit: Mes Zambias dhe Marokut.

Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor”, tha Basha.

Must Read

spot_img